Penalltia për Sitin, Musakio kujton Juve-Milan

Juventus-Milan ishte një nga ndeshjet që hapi më shumë polemika fundjavën që lamë pas. Një penallti e padhënë nga gjyqtari Fabri, pas një prekje të dukshme me dorë nga Aleks Sandro ishte episodi më i nxehtë i polemikave.

Mbrëmjen e sotme Mançester Siti ka fituar një 11-metërsh për të njëjtin motiv. Dani Rouz preku topin me dorë në zonë dhe për arbitrin Bjorn Kajpers nuk pati dyshime pas konsultimit me sistemin VAR. Penallti në favor të Sitit.

I njëjti episod ndodhi dhe në sfidën Juventus-Milan, por arbitri edhe pas konsultimit me sistemin VAR nuk akordoi 11-metërsh. Mateo Muzakio ka bërë një postim në Instagram, si për të ironizuar vendimin e gjyqtarit, teksa ka hedhur një foto të momentit të prekjes me dorë nga mbrojtësi i Totenhemit.

Postimi i Musakios.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *