Dinamo ka pësuar një humbje 2-1 ndaj Laçit, duke e bërë një mision thuajse të pamundur qendrimin në “Abissnet Superiore“. Ermal Barushi ka kritikuar arbitrimin e kësaj sfide në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“, teksa kërkonte gjyqtare me më tepër eksperiencë në fushë.
“Penalltia nuk ishte. Më bën përshtypje VAR. Mënyra si reagojnë arbitrat aty. Tani vjen fundi i kampionatit dhe ndeshjet janë shumë të vështira. Gjithë diskutimi është që siç pretendojnë ekipet, edhe arbitrat duhet të jenë në nivel më të lartë. Këto janë ndeshje që duan arbitra me eksperiencë.
Nuk kam gjë personale me Sokol Jarecin. Dua të them diçka, që nëse e marr atë nuk e marr si Ermal, por e marr nga Dinamo. E ka detyrim t’i përgjigjet telefonatës, jo telefoni të dalë bllok”, ka deklaruar Ermal Barushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/