Trajneri i Napolit ka folur pas ndeshjes së humbur ndaj Milanit. Si një finale për vendin e parë ishte sfida e sotme që përfundoi me shifrat 0-1. Dy momente shumë të diskutueshme ishin ndërhyrjen e Koulibali ndaj Bennacer dhe ajo e Kalulu ndaj Osmihen.
Në të dy rastet gjyqtari Orsato lejoi vazhdimin e lojës. Ndërkohë Spaleti ka pasur shumë për të thënë pas ndeshjes: “Penalltia jonë ishte e pastër, ajo që kërkoi Milani nuk ishte. Megjithatë te Milani bënë rrëmujë të madhe në protesta dhe ne nuk e bëm një gjë të tillë, këtu është ndryshimi”, tha Spaleti. /Sport Ekspres/