“Tirana kishte dy javë luante në mënyrë të çuditshme“, Starova kritikon tifozët: Tymi i bezdisshëm, duhet dënuar

Sulejman Starova ka bërë analizën e tij për derbin e kryeqytetit në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“. Trajneri i njohur shqiptar sheh si hap pozitiv në këtë sfidë faktin se Tirana është kthyer te loja e saj, duke lënë pas atë mënyrë me topat e gjatë. Gjithashtu Starova kritikon tifozët për fishekzjarret e hedhura në fushë që sollën edhe ndërprerjen e ndeshjes.

“Tirana kishte nja 2-3 javë që luante në mënyrë të çuditshme me topin e gjatë. U rikthye prapë te loja e vetë. Një nga të mirat e derbit. Shpejtësia dhe befasia janë elementë shumë të mirë në futboll. Tirana në pjesë të parë ka shkuar 6 herë në portë. Para 2-3 javëve ishte 75% e lojës vetëm duke shfrytëzuar topin e gjatë. Ndërsa ishte ndryshe derbi. Edhe Partizani ka nja 3-4 javë që e falte 30 minutëshin e parë.

Partizanin e kam parë që çedon në pjesën e parë. Ta lësh Tiranën të të rrezikojë aq shumë, nuk e di. Ai tymi i tifozëve, nuk lë një shije të mirë dhe është bërë i bezdisshëm. Duhet ta dënojmë këtë. Në ndeshje të forta, kur objektivi është i pari, nuk është vetëm një derbi, por është objektivi. Nuk është vetëm derbi, nuk duhet ta lesh kundërshtarin të prekë top”, ka thënë Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online