“Penalltia ishte aksident, Rexhepi është portier i madh”! Trajneri i Dinamos flet pas humbjes: Shpresojmë se do të ndodh e kundërta me Partizanin

Erzeni ka arritur që të fitojë kundër Dinamo City në shifrat 2-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Maliqit në minutën e 26. Megjithatë ishte Zabërgja që ktheu baraspeshën në minutën e 55, duke i dhënë qetësinë Dinamos. Por ekipi i Di Biagio nuk arriti që të dalë me pikë, teksa pas një gabimi të pafalshëm të portierit Rexhepi, do të akordohej një penallti nga ku Kahrimanovic nuk gaboi. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për MCN TV:

Di Biaggio: “Ne në 30 minutat e para nuk ishim në fushën e lojës, më pas nisëm që të rregullonim diçka. Në pjesën e dytë ishim të shkëlqyer, kundërshtari nuk kaloi fare gjysmëfushën tonë. Duhet të marrim gjërat e mira nga kjo ndeshje, ato që kemi bërë në pjesën e dytë. Erzeni vetëm largonte topin në pjesën e dytë. Penalltia e Rexhepit ishte aksident, gjëra që ndodhin në futboll, Rexhepi është një portier i madh pasi na shpëtoi në ndeshjen e kaluar. Shpresojmë të ndodhi e kundërta me Partizanin, në këto ndeshje që i kishim të lehta në letër, nuk kemi bërë rezultat, Partizani dhe Tirana janë ekipet më të forta deri tani”.

Deliallisi: “Dua të komplimentoj djemtë për luftën dhe sakrificën. Ishte një fitore mëse e merituar. Ishte një ndeshje me dy tablo. Në fillim e dominuam kundërshtarin, duhej të kishim shënuar edhe një gol tjetër. Përvec atij goli të shënuar, nuk kam parë ndonjë rrezik të madh nga Dinamo dhe nuk kam parë ndonjë pritje të rrezikshme të portierit tonë. I thashë djemëve që sot duhej të derdhnim gjak për të fituar. Kam një shokë shumë të ngushtë, kjo fitore i shkon Krenarit që është në një moment shumë të vështirë, kjo fitore është për të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *