“Kjo fitore i shkon shokut tim të ngushtë, Krenarit”! Trajneri i Erzenit: I thashë djemëve që duhej të derdhnim gjak për të fituar kundër Dinamos

Erzeni ka arritur që të fitojë kundër Dinamo City në shifrat 2-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Maliqit në minutën e 26. Megjithatë ishte Zabërgja që ktheu baraspeshën në minutën e 55, duke i dhënë qetësinë Dinamos. Por ekipi i Di Biagio nuk arriti që të dalë me pikë, teksa pas një gabimi të pafalshëm të portierit Rexhepi, do të akordohej një penallti nga ku Kahrimanovic nuk gaboi. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për MCN TV:

Deliallisi: “Dua të komplimentoj djemtë për luftën dhe sakrificën. Ishte një fitore mëse e merituar. Ishte një ndeshje me dy tablo. Në fillim e dominuam kundërshtarin, duhej të kishim shënuar edhe një gol tjetër. Përvec atij goli të shënuar, nuk kam parë ndonjë rrezik të madh nga Dinamo dhe nuk kam parë ndonjë pritje të rrezikshme të portierit tonë. I thashë djemëve që sot duhej të derdhnim gjak për të fituar. Kam një shokë shumë të ngushtë, kjo fitore i shkon Krenarit që është në një moment shumë të vështirë, kjo fitore është për të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online