Pejiç: E ardhmja, Superiorja dhe… Kroacia

Pero Pejiç kaq mjafton dhe çdokush në Shqipëri që ka parë futboll do kujtojë ndonjë gol që kroati ka shënuar si kundërshtar ose si pjesë e skuadrës së zemrës. Më parë thuajse se ku shkon Pejiç dhe deri diku kishin të drejtë, pasi kroati ka arritur të fitojë trofe gati në të gjitha skuadrat ku ka luajtur, duke nisur që nga Dinamo, Skënderbeu dhe Kukësi ku mori titullin, por ka bërë mirë dhe me Flamurtarin e Tiranën.

Tani është 35 vjeç megjithatë nuk e mendon tërheqjen nga futbolli dhe beson se mund të vijoj të luajë në të njëjtat nivele. Kroati iku një vit më parë nga Kukësi për një eksperiencë në vendin e tij, megjithatë tani i pëlqen ideja për një rikthim në Shqipëri. Në të njëjtën kohë Pejiç komenton për “Sport Ekspres” dhe përfaqësuesen e Kroacisë, duke besuar se dhe sot në mbrëmje ndaj Danimarkës do të kenë sukses dhe skuadra e tij do të prekë çerekfinalet.

-Pero, 1 vit larg Superiores, mendoni se i mungoni Superiores?

Ndoshta, unë nuk e di. Ju mund ta dini më mirë se çfarë mendojnë tifozët atje.

-Juve personalisht ju mungon Shqipëria?

Kam kaluar momente të bukura në Shqipëri, normalisht që më mungon. Kam luajtur plot 6 vitet atje dhe të gjitha vitet kanë qenë perfekte.

-Cilat janë planet për të ardhmen?

-Tani jam një lojtar i lirë dhe kam pasur disa oferta, por jo nga Shqipëria. Duhet të shohim se çdo të ndodhë.

-E mendoni një rikthim në Superiore?

Nëse do të kem një ofertë nga Shqipëria, pse të mos kthehem. Nëse do të kem oferta të mirë do të vijoj të luaj në nivele të larta, pasi unë ndiheme mjaft mirë. Duhet të presim dhe ta shohim. Flamurtari? Nuk më ka kontaktua deri më tani.

-E keni ndjekur futbollin Shqiptar? Skënderbeu është dënuar dhe Kukësi do të luaj në Champions…

Nuk kam shumë informacione për Skënderbeun, por di që është penalizuar nga UEFA. Kukësi nuk e mori titullin, megjithatë do të luajë në Champions League, çka është mjaft pozitive për klubin dhe lojtarët.

-E ka menduar Pejiç se me çfarë do të merret pas futbollit të luajtur?

Pas futbollit të luajtur do të më pëlqente që të vijoja sërish në botën e futbollit, ndoshta si një menaxher apo pse jo dhe një trajner, mbetet për t’u parë, por e sigurt është se nuk do i ndahem sportit, pasi e dua këtë profesion.

-Kalojmë pak te Kombëtarja e Kroacisë, si e shihni ecurinë në Kupën e Botës?

Kroacia ka një skuadër shumë të mirë dhe diçka të tillë po e tregon . Po tregon se është një skuadër shumë e rrezikshme në këtë Kupë Bote. Në përbërje Kroacia ka lojtarë mjaft të talentuar. Nëse i shohim lojtarët titullar, por dhe ata të stolit, do të vihet re se të gjithë luajnë në skuadra të mëdha të Europës. Mund të përmend këtu Modriç, Rakitiç, Manzukiç apo dhe të tjerët.

Sot ndeshja me Danimarkën, cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë sfidë?

-Ne përballemi me Danimarkën, dhe besoj se do të jetë një ndeshje shumë interesante, pasi përfaqësuesja daneze nuk është një kundërshtar i lehtë, kjo për faktin se kanë treguar mjaft kualitet. Gjithsesi, ne kemi shanse të mëdha për ta kaluar Danimarkën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *