Çinari në “kundërsulm”: Ndryshimet e mëdha të futbollit kroat me Shqipërinë

Erald Çinari bëri një debutim ëndrrash me Istran. Ai realizoi një gol dhe dhuroi një asist në fitoren e skuadrës së tij kundër Rudasit me rezultatin 4-2. Shkodrani e nisi si titullar takimin dhe shpalosi menjëherë vlerat e tij në këtë sfidë. Pas ndeshjes, 21-vjeçari tregon emocionet e tij në një rrëfim për “Sport Ekspres”.

Erald, një debutim ëndrrash. Duket se jeni ambientuar shumë shpejt, çfarë ndryshon nga Vllaznia te Istra?
Të them të drejtën ishte një ndeshje e mirë nga ana ime. Shënova dhe dhurova një asist, më vjen mirë pasi tregova se mund t’i dhuroj diçka këtij ekipi. Më pyetet se çfarë ndryshon, por do më duhej të zgjatem shumë, prandaj po mjaftohem me diçka fare të thjeshtë: klima.
Diçka më konkrete…
Te Vllaznia ishte një klimë e keqe, mosbesim. Të gjithë të shihnin me dyshime që nga qytetarët e Shkodrës, por dhe vetë ekipi. Te Istra më kanë dhënë direkt besim dhe po luaj më lirshëm.
A ka ndryshime në cilësinë e stërvitjes?
Ka disa ndryshime, pasi dhe kushtet janë më të mira. Futbollisti mendon vetëm për futboll dhe jo për probleme të tjera. Shoh lojtarë që vijnë në stërvitje me qejf dhe gjithçka është e fokusuar brenda fushës së blertë. Nuk ka probleme të tjera.
Te Vllaznia nuk ishte kjo gjë?
Nuk mendoj se është në ndonjë klub në Shqipëri, jo vetëm te Vllaznia. Ne kemi shokë në të gjitha ekipet dhe i dimë si funksionojnë gjërat.
Mendoni se Istra është një trampolinë e mirë për ju?
Besoj se po, pasi gjërat duhet të shkojnë shkallë-shkallë. Do të stërvitem fort, të jap maksimumin, shpresoj të mos dëmtohen dhe të përgatisë veten për hapin tjetër.
A kishit oferta të tjera në Shqipëri?
Po, kisha kontakte. Partizani më ka kërkuar me ngulm prej disa merkatosh, por në fund diçka ndalonte transferimin.
Vllaznia sërish në ajër. Mendoni se do të ringrihet?
Uroj me zemër, pasi më dhemb shpirti se është ekipi im, shtëpia ime, por nuk është aq e thjeshtë. Ekipi duhet të privatizohet 1 orë e më parë. Nuk mund të funksionojë ashtu me Bashki, si han pa porta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online