“Patëm fyerje normale, të tipit ti je një m**”, trajneri i Marsejës thumb PSG-së: Nuk investohen 1.5 bln euro e të mos fitosh Champions

Ndeshja mes PSG-së dhe Marsejës është gjithnjë e ndezur, pasi të dyja skaudrat janë rivale të përbetuara të njëra-tjetrës. Për të kuptuar më tepër armiqësinë mes klubeve kthehemi pas vetëm një muaj, kur Marseja ndalonte me ligj fanellën e parisienëve në rrugë për ta mbështetur skuadrën në Champions League, madje pati festë kur Bajerni i mposhti në finale.

Ndërkohë tensionet nuk mungojnë në përballje të tilla, ku mbrëmë takimi u mbyll me atë përleshje që solli nga pas 5 kartonë të kuq. Por përplasjes nuk i kanë shpëtuar as trajnerët. Andres Villas Boas ka zbuluar në konferencën për shtyp se mes tij dhe Tuchel pati vetëm fyerje nomrale, ndërsa nuk nguron të thumbojë kundërshtarët, duke i përmendur faktin se kanë investuar 1.5 bilionë euro dhe nuk kanë fituar ende Champions League.

“Me Tuchel patëm fyerje normale. Të tipit ti je një m***, jo ti je një m**! Ai më tha se fitova lotarinë, por unë i thashë se lotarinë e fitoi ai kundër Atalantas.Kam respekt të madh për të dhe e respektoj atë çfarë bën. PSG po pret për një trofe, Champions League. Nuk mund të investosh 1.5 bilionë euro dhe të mos fitosh Champions League. Acelotti ishte atje dhe tani drejton Evertonin, Emery ishte atje por tani drejton Villareal. Është e vështirë pritja për Champions”, ka thënë Villas Boas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *