“Preteksi se luan për Shqipërinë”/ Në Kosovë donin t’i hiqnin shansin e jetës, babai i Ismajlit zbulon skandalin: Përgatitën arrestimin

Një skandal i vërtetë është ai që pretendohet nga babai i një nga futbollistëve më të mirë dhe premtues të Kombëtares, Ardian Ismajli. Mbrojtësi kuqezi hodhi ditën e sotme hapin më të madh të karrierës së tij, duke firmosur me Spezian në Serie A. Por duket se ka ende persona dashakeqë, të cilët kërkonin t’i hiqnin nga duar t shansin e jetës 24-vjeçarit.

Në Kosovë refuzonin që të lejonin Ismajlin të udhëtonte nga aeroporti i Prishtinës, madje kishin përgatitur edhe arrestimin e lojtarit. Të paktën, kështu tregon babai i mbrojtësit shqiptar, Ilmi Ismajli. Ky i fundit zbulon gjithçka me anë të një postimi në rrjetin e tij social në “Facebook”, ku shton se më pas u është kërkuar që të largohen e ta kryejnë udhëtimin nga Tirana, pasi Ardiani ka zgjedhur të mbrojë fanellën kuqezi dhe jo atë të Kosovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Postimi i babait të Ismajlit:

Falenderimet e panumërta i takojnë vetëm të madhit Allah që çdo sprovë që na sprovon e ka vetem për të mirën tonë. Falenderimet e panumërta i takojnë vetëm të madhit Allah që është i gjithëmëshirshmi i gjithëdijshëm për të mirat që na i dhuron. Falenderimet e panumërta i takojë të madhit Allah që na mbron nga kurthet e njerëzve të këqinj.

E në veçanti që na ndihmoi të shkoj Ardiani për Itali të  kryejë testet mjekësore nga njerëz që nuk ja duan të mirën këtij vendi, nga njerëz që kishin planifikuar t‘ja shkatërrojnë karrierën. Falë Zoti na bëri të jem gjakftohtë sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tij vetëm e vetëm që të mos ta lejojnë flururimin nga aeroporti i Prishtinës.

Kur e panë që nuk po binim në kurthet e tyre na urdhëruan që të largohemi nga aeroporti dhe të shkojmë në aeroportin e Tiranës me preteksin sepse ju luani për Shqipërinë. Zot na mbroj nga këta fanatik, mbroje edhe popullin në përgjithësi. Ardian ty të urojmë suksese dhe realizimin e ëndrrave që me shumë sakrificë i ke kthyer në realitet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online