Pasuesi i Ahmatajt, Tavo ofertë një ish-koloneli

Luftëtari ende nuk i ka nisur përgatitjet, ndërkohë që pritet që të zyrtarizohet edhe emri i trajnerit të ri. Një media greke dhe më konkretisht sportstonoto.gr, raporton se drejtuesit e bluzinjve i kanë bërë një ofertë Ilias Fyntanis.

Gjirokastritët i kanë bërë një ofertë specifike teknikut grek dhe momentalisht nuk ka një akord përfundimtar. 57-vjeçari kërkon një pagë më të lartë, ndërkohë që ka pretendimet e tij edhe në aspektin organizativ.

Raportohet se Fyntanis, një ish-kolonel i Policisë, do të kthejë një përgjigje përfundimtare ditën e mërkurë. 57-vjeçari e ka nisur karrierën me Aias Salaminas në ligën e tretë greke në vitin 2008. Ai ka drejtuar disa ekipe edhe në ligën e dytë, ndërkohë që vitin 2017 drejtoi edhe AEL Larisa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *