Pasojat e të mos ulurit në stol te Atalanta, Berat Gjimshiti largohet i dëmtuar para Kombëtares

Berat Gjimshiti është një titullar fiks i Atalantës dhe zgjedhja e preferuar e Gasperinit. Trajneri italian e ka aktivizuar mbrojtësin shqiptar thuajse në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Për shkakun e kalendarit të ngjeshur të kampionatit, ndeshjet e Kupës dhe njëkohësisht pjesëmarrjes në “Champions League”, e gjitha kjo përkëthehet edhe në probleme për Gjimshitin.

Ky i fundit është larguar në minutën e 50 të ndeshjes gjatë përballjes me Spezian. Gjimshiti ka kërkuar ndërrim të menjëhershëm, ndërsa në mediat italiane zbulohet se bëhet fjalë vetëm për një kontraktim muskulor. Pra kur kanë mbetur edhe pak ditë nga grumbullimi me Kombëtaren, Reja nuk duhet të shqetësohet për mbrojtësin e Atalantës pasi ka nevojë vetëm për pak ditë pushim dhe do të jetë gati për të dhënë më të mirën me fanellën e kuqezinjëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online