Gënjeshtra e dalë e Behramit, babai i futbollistit të çudit: E donin te Kosova, por nuk u takuam kurrë

Babai i Valon Behramit, Ragip Behrami, ka reaguar sa i përket çështjes së ndezur së fundmi në Kosovë. Mesfushori i njohur në futbollit europian u shpreh se Kosova nuk e ka kërkuar kurrë këtë lojtar aq shumë sa për ta takuar ballë për ballë. Ndërkohë nga ana tjetër, ish-trajneri Albert Bunjaku u shpreh se ka udhëtuar në Zvicër dhe Angli për Behramin, duke i lënë edhe shiritin e kapitenit vetëm për të ardhur te Kosova.

Në një intervistë të fundit për “Indeksionline”, babai i futbollistit, Ragip Behrami, ka dhënë një deklaratë disi të çuditshme. Teksa tregon interesin e jashtëzakonshëm të Kosovës që lëvizi gjithë gurët për ta veshur Valonin me ngjyrat e dardanëve, Ragipi ia faturon vendimin për të qëndruar te Zvicra faktit se lojtari nuk ka pasur ndonjë takim direkt me një përfaqësues të Federatës.

“Me foli për një njeri si Albert Bunjaku kam shumë me thanë se është një njeri që ka kontribu shumë, ka bërë një punë të shkëlqyer për formimin e lojtarëve, ia ka lënë të gatshëm Challandesi, ka qenë ai që ka vrapu, dhe kam qenë një pjesë unë me të si në Zvicër si në Londër.

Por, nuk u pajtova me një gjë e cila asnjëri me Valonin nga Federata nuk është taku, por vetëm me mu apo fytyrë për fytyrë, kjo është pika e parë që nuk u pajtova. Shumë çështje i kemi biseduar, i vetmi njeri e din shumë mirë, unë kam qenë prezent, kam prit shtatë orë në restorantin e axhallarëve të Rita Orës, bashkë me Albertin i cili ka qenë i pandalshëm, unë kam qenë vetëm dhe me një shokun timin që ka qenë dëshmitar aty.

E ftuam Federatën dhe tham që të takohemi në Cyrih të gjithë edhe Valoni kishte dëshirë, “Babi po kam qef të takohem në një vend ne te tre baballarët e lojtarëve dhe Federata te ulemi e të bisedojmë dhe se çfarë programesh kanë qenë. Besomëni ka qenë kjo. Por, bisedat tona që po thotë Alberit, po që vjen Valoni bëhet kapiten, të gjitha këto. Dëshira ka qenë jashtëzakonisht e madhe, e din fortë mirë Alberti, se ku do që me ka ftu unë kam qenë si për lojtarët si për çdo gjë. Unë thash punën qe  e ka bë i ndjeri Fadili bashkë me Albertin është e pazëvendësueshme. Por duhet të theksojmë se takim me lojtarët direkt nuk ka pasur kurrë”, tha Ragip Behrami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online