Kamza është ekipi më pasiv i merkatos së verës. Klubi i presidentit Naim Qarri dhe kryebashkiakut Xhelal Mziu shpëtoi me meritë të plotë në Superiore, pasi kishte një grup shumë të lezetshëm. Ish-tekniku Ramadan Ndreu formoi një grup mjaft të fortë me futbollist me përvojë verën e kaluar.
Kamza po përjeton një situatë shumë të ndryshme nga merkatoja e vjetshme, pasi klubi kamzali nuk ka afruar asnjë lojtarë të afrimuar, por vetëm ka përjetuar largime. Nga porta në sulm, Kamza ka parë lojtarët titullarë duke u larguar nga ekipi.
Shtyllat e skuadrës janë larguar, pasi kanë parë shumë pasiguri ekonomike. Kjo mund të rrezikojë shumë Kamzën për sezonin e ri, ndërsa duket se presidenti Naim Qarri kërkon të ndjekë shembullin e Laçit. Ekipi me buxhet të vogël, por me futbollistë të rinj me dëshirë për t’u afrimuar, pa harruar dhe ndonjë element me eksperiencë.