Flet mesfushori i ri i Skënderbeut: Do të vij shpejt në Shqipëri!

0

Skënderbeu ka bërë një goditje në merkaton e verës. Fjala është për futbollistin e ri El Kayed. Mesfushori është 21 vjeç dhe luan edhe me kombëtaren U-23 të Palestinës. “Korça Sot”  i mori një intervistë futbollistit dhe zbulon se lojtari në fjalë pritet të mbërrijë pas dy ditësh në Korçë dhe të vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Orges Shehi.

Si jeni ndjerë kur keni mësuar që do vini në Shqipëri për të luajtur për Skënderbeun?

-Jam ndjerë më shumë se mirë dhe i nderuar. Kjo që po ndodh është një gjë e madhe për mua. Jam mirënjohës për këtë mundësi që po më jepet të vesh fanelën e Skënderbeut.

-Hera e parë që vinin në vendin tonë. E keni të vështirë?

– Edhe pse është hera e parë nuk mendoj që do të jetë e vështirë. Unë përshtatem shpejt kudo ku luaj dhe tani jam i bindur që do të përshtatem po kaq shpejt edhe në Shqipëri.

– Skënderbeu ka një emër të madh, që për ju do të thotë?

-Unë besoj shumë në veten time dhe në atë që bëj në fushën e lojës. E kam nder që do të luaj për Skënderbeun dhe jam gati të filloj të luaj për këtë skuadër.

– Cili është premtimi që bëni pa mbërritur mirë në Shqipëri dhe a dini që vini te kjo skuadër e madhe?

– Kam shumë respekt për klubin “Skënderbeu” dhe për tifozët në veçanti. Kam parë nga larg që ka një tifozëri të zjarrtë dhe quhet “ujqër”. Ju premtoj që do të jap më të mirën, ndërsa pejsën tjetër më mirë t’ia lemë fushës.

– Kush ju bindi të vini te Skënderbeu dhe kë do të falenderonit?

– Dëshiroj të falenderoj Fidel Yllin që më rekomandoi Haris Fakiçin, që të më shikonte dhe të më zbulonte. Falenderoj padiskutim Harisin gjithashtu, agjentin tim Nima Eil dhe familjen time.

– E dini që do të zëvendësoni Sabjen Lilaj, një tjetër lojtar me peshë dhe sa do ta bëni këtë detyrë?

– Lilaj është një lojtar shumë i mirë dhe unë e respektoj pasi ai ka bërë shumë për Skënderbeun. Unë besoj në veten timë që do të bëj gjëra të mëdha. Më mirë mos flas shumë këtu, por të flas në fushë. Me ndihmën edhe të Zotit, do të bëj atë që shpresoj shumë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.