Pasi fitoi “lirinë”, Vucajn e pret Luftëtari

Përfundimi i kontratës me Vllazninë, arritja e akordit për të dalë si lojtar i lirë, nuk ishin rastësisht qëllimet e Erjon Vucajt. Mesfushori e ka të qartë destinacionin e ri, aty ku e presin për kampionatin që do të nisë dhe ku mesfushori kërkon të konfirmohet.

Huazimi te Luftëtari gjatë pjesëmarrjen në Europa League ishte vetëm “degustimi” i ambientit bluzi. Pas pjesëmarrjes në arenën ndërkombëtare, fantazisti shkodran dhe drejtuesit e klubit kishin arritur marrëveshjen në parim, që bashkëpunimi të vazhdonte.

Vucaj vetëm duhej të kalonte pengesën që përbënte kontrata me Vllazninë. Diçka që asnjërës prej palëve nuk i pëlqente. Vucaj nuk dëshiron të qëndrojë më në klubin e vendlindjes, prej ngjarjeve të fundit të sezonit të kaluar, por edhe sepse synon të luajë në elitë. Edhe te kuqeblutë nuk donin ta mbanin, me klubin që do të ulë në mënyrë të ndjeshme kostot përsa i takon shopenzimeve.

Në anën tjetër, te Luftëtari mesfushorin e presin me krahët hapur. Marrëveshja e arritur me presidentin Tavo pas impenjimeve në kupat e Europës, tashmë thjesht duhet të formalizohet. Erjon Vucaj do të udhëtojë drejt Gjirokastrës për të mbyllur çdo detaj dhe të firmosë kontratën e re. Zyrtarizimi duket vetëm çështje orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *