Lorik Cana vazhdon që të mbetet aktiv në rrjetet sociale duke publikuar foto të ndryshme nga jeta personale teksa po shijon ende pushimet pas lënies së futbollit. Tashmë kapiteni legjendar i Kombëtares gjen kohën që të bëjë edhe disa “lojëra” me postimet. Së fundmi ish-mbrojtësi i njohur ka hedhur një foto ku shkruan se ka parë ish-in pas më shumë se 10 vitesh dhe ishte ende tërheqëse.
“Dua të ndaj me ju diçka të veçantë që më ndodhi mua sot, me të gjithë ju. Unë pashë pas më shumë se 10 vitesh një ish-in tim. E e di që është e vështirë ta them këtë dhe ndoshta nuk duhet ta them, por një numër i madh kujtimesh dhe pasionesh mu rikthyen. Ajo është ende shumë atraktive, një bukuri reale dhe ende ka një tatuazh me emrin tim në të…shpresoj të të shohë një ditë. Më mungon!”, ka shkruar Cana.
Por menjëherë pas këtij postimi vjen edhe arsyeja e vërtetë që e frymëzuan Lorikun që të bënte dedikimin e dashurisë. Bëhet fjalë për makinën “Porche” që e kishte në garazhd dhe ku mes të tjerash ishte edhe emri i tij. /Sport Ekspres/