“Pas këtij rezultati qëndrojnë shumë njerëz”, trajneri i Petrokub nuk i përmban emocionet pasi eliminoi Lacin: Luajtëm për gjithë Moldavinë

Trajneri i Petrokub nuk i ka përmbajtur emocionet pas kualifikimit me Lacin. Kurbinasit arritën që të barazonin në transfertë edhe pse luajtën me 10 lojtarë për shumë minuta, teksa më pas humbën me shifrat 1-4 në shtëpi. Ndërkohë Savinov është shprehur se kjo fitore i takon gjithë Moldavisë.

“Emocionet nuk u larguan as pas ndeshjes. Ishte ndeshje shumë e vështirë, kontrolluam topin, krijuam shumë raste në pjesën e parë. Fatkeqësisht topi nuk hyri në rrjetë dhe e pësuam në kundërsulm. U përpoqëm që të qetësojmë djemtë gjatë pushimit të pjesës së parë, pasi lojën e kishim në kontroll. I thashë që duhej të mos nxitoheshim. Nuk është se vetëm fituam ndaj Lacit, por ishte një lojë shumë e mirë. Pas këtij rezultati është puna e shumë njerëzve. Ne luajtëm për gjithë Moldavinë dje”, tha Alexei Savinov. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online