I dha makthin e pabesueshëm Laçit me dy golat e shënuar, kapiteni i Petrokub: Zoti ishte me ne, mendova se nuk do shënonim dot fare

Kapiteni i Petrokub, Vladimir Ambros, ishte makthi i Lacit në mbrëmjen e djeshme. Pas barazimit të rezultatit, Ambros do të shënonte golin e dytë dhe të tretë, për të mbyllur dhe vendosur historinë e kualifikimit në Shqipëri. “Ishin emocione që nuk përshkruhen lehtë. Jam shumë i lumtur për golat e shënuar, ndeshja ishte shumë e lodhshme.

Kishim shumë raste në pjesën e parë, nuk kishim fat. Pastaj unë bëra një gabim, humba një rast goli. Mendova se nuk do të shënonim pasi ishim të pafat. Por pastaj Zoti ishte me ne, shënuam katër gola. Ishim shumë të lumtur. Tani më e vështira është që të mbajmë këtë lloj niveli ku kemi shkuar”, u shpreh Ambros. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online