Pas eliminimit vjen edhe ironia, Porto thumbon Juventusin me simulimin e famshëm: Ne po presim shortin, po ju?

0

Porto ishte surpriza e fazës me eliminim direkt të Champions League. Ekipi portugez la jashtë Europe një klub të madh si Juventusi, teksa ai gol fantastik nga goditja e dënimit ishte fundosja e skuadrës së Pirlos. Por pas eliminimit vjen edhe ironia. Porto ka thumbuar Juventusin ditën e sotme dhe ka zgjedhur një moment aspak të bukur për ta bërë këtë.

Është pikërisht një video e simulimit të famshëm të ndodhur në momentet e fundit të shtesës kundër “zonjës së vjetër”, atëherë kur Grujiç shtrihet përtokë për të fituar minutat, ndërsa kamerat e kapin mat me veprimin e tij që nënkupton shtirjen e pastër. Në prag të shortit të hedhur për çerekfinalet e Champions League mesditën e sotme, klubi ka shpërndarë pikërisht këtë moment në faqen e vetë zyrtare, duke e shoqëruar me fjalët thumbuese: “Ne po presim shortin, po ju”?/Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.