“Çmenduri ta trajtosh kështu”, në Itali shkruajnë për Thomas Strakoshën: Inzagi nuk e ka falur

Thomas Strakosha feston datëlindjen e tij të 26, por gardiani kuqezi nuk e ka gjithë lumturinë në kryeqytetin e Italisë. Prej kohësh ky portier ka përfunduar diku në periferi të Lacios për t’ia lënë vendin plotësisht “profesorit” Pepe Reina, që pavarësisht se është në mbyllje të karrierës, po luan sikur të ishte një djalosh i ri.

Me kalendarin e ngjeshur të kampionatit pas COVID dhe “Champions League”, gjithmonë ka qenë Strakosha që e ka parë nga stoli. “Cittaceleste” shkruan se Inzagi nuk e ka falur Strakoshën, teksa me të drejtë portieri shqiptar priste që të luante si titullar me Bajernin, në ndeshjen e fundit të “Champions League”.

Historia e kualifikimit kishte përfunduar që në ndeshjen e parë, pasi gjermanët fituan bindshëm në transfertë. Për këtë arsye Strakosha duhej të aktivizohej si titullar edhe në aspektin moral, pasi mbi të gjitha luftoi shumë që Lacio të merrte atë kualifikim. Por Inzagi nuk do të ndërronte asgjë në vendimin e tij, për të luajtur sërish me Pepe Reinën.

Çfarë po ndodh te Lacio dhe kush fiton nga e gjitha kjo? Këtë nuk e di askush me siguri, teksa “Cittaceleste” me të drejtë tregon se tanimë vlera e Strakoshës ka rënë ndjeshëm në treg dhe drejtuesit nuk do të përfitojnë thuajse asgjë nëse duan që ta largojnë. “Tani nuk vlen më 25 apo 30 milionë euro, çmimi është më shumë se përgjysmuar. Strakosha feston sot datëlindjen, mbetet një prespektivë dhe është çmenduri që ta trajtosh në këtë mënyrë”, shkruhet mes të tjerash në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online