I ndërpreu finalen përpara kohe me ndërhyrjen e tij, Roberto Karlos: Salah as që do i afrohet Ramosit

Shorti vuri përsëri përballë njëri-tjetrit në Champions League Liverpulin dhe Realin e Madridit. Por këtë herë në fazën çerekfinale dhe jo në finalen që të jep mundësinë e trofeut. Padyshim që mendja shkon përnjëherë te dueli i famshëm mes Ramosit dhe Salah. Ky i fundit u dëmtua në shpatull dhe u detyrua të lërë përpara kohë finalen me madrilenët.

Nisur nga kjo, ish-lojtari i “galaktikëve”, Roberto Karlos, ka vendosur të bëjë humor, duke thënë se Salah nuk do i afrohet Ramosit këtë herë. Më tej braziliani shton se Reali po kalon një moment më të mirë së fundmi dhe se në ndeshjen në shtëpi duhet të marrin patjetër një rezultat pozitiv.

“Salah as nuk do të afrohet me Sergio. Do të jetë një veprim për të cilin do të flitet shumë. Ne do të luajmë kundër një ekipi të mirë. Ndeshja e parë është në shtëpi, momenti i Real Madridit është i shkëlqyeshëm dhe ata duhet të vendosin barazimin në shtëpi”, ka thënë Roberto Karlos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online