“Pas Çekisë nuk ishim shumë të lumtur“, Ramadani këshillon ekipin: Të mos kemi eufori nesër, bëjmë presion që nga minuta e parë

Ylber Ramadani është paraqitur në sallën e konferencave përkrahë trajnerit Silvinjo në prag të sfidës mjaft të rëndësishme kundër Polonisë. Mesfushori shqiptar është shprehur se lojtarët nuk ishin mjaft të lumtur pas barazimit me Çekinë, pasi shkuan në Pragë për të fituar. Ndërkohë, sa i përket duelit të nesërm, Ramadani është shprehur se duhet të hyjnë në fushë me këmbët në tokë dhe të mos rrëmbehen nga euforia.

“Duhet të punosh shumë. Ky është vetëm fillimi për mua. Dua të arrij atje ku dua unë, atje ku e kam synimin. Edhe me Çekinë hymë për të fituar ndeshjen. Pas ndeshjes nuk ishte atmosfera edhe aq e lumtur. Ne trajneri na ka përgatitur shumë mirë. Nesër është një ndeshje që duhet të futemi për ta fituar. Kemi edhe tre ndeshje të tjera. Duhet të futemi nesër me këmbë në tokë dhe jo me eufori. Tani e dimë çfarë objektivi kemi dhe duhet të hyjmë që nga minuta e parë të bëjmë presion. Atmosfera në skuadër është mjaft e mirë. Nesër është ndeshje shumë e vështirë. Por jemi përgatitur që të marrim rezultat pozitiv”, është shprehur Ylber Ramadani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *