“As unë as trajneri i Shqipërisë nuk duam barazimin”, Santosi flet me superlativa për kuqezinjtë: Më pëlqen shumë loja e tyre

Shqipëria pret Poloninë në “Air Albania” mbrëmjen e nesërme. Ekipet luajnë vetëm për fitore dhe këtë e konfirmon edhe vetë trajneri i Kombëtares polake. Santosi është paraqitur sot në konferencën për shtyp, ku ka folur me superlativa për kuqezinjtë. Portugezi që drejton Poloninë është shprehur se Shqipëria është një skuadër e mirëorganizuar që di të sulmojë dhe të mbrohet.

“Jam i bindur që as unë, as trajneri i Shqipërisë, nuk hyn në këtë lojë për të barazuar. Të dy hyjmë në lojë për të fituar. Do të luftojmë ndeshjen me një skuadër që ka cilësi të spikatura. Kam qenë në krye të në skuadre që është ndeshur me Shqipërinë në vitin 2016 dhe jam mëse i vetëdijshëm për cilësitë e saj. Është një skuadër shumë mirë e organizuar. Sot ka cilësi shumë herë më të mira se disa vite më parë.

E njoh mjaft mirë edhe trajnerin e ekipit kundërshtar. Më pëlqen shumë loja e skuadrës shqiptare. Është e organizuar në fushë, është në gjendje të sulmojë dhe di të mbrohet.  Jemi në futboll. Gjithmonë dikush fiton dhe dikush humbet. Nëse skuadra do të fitojë, atëherë në ndeshjet e radhës do të shikojë ndeshjet e saj. Por nëse humb, do ta ketë mendjen te skuadrat e tjera”, ka deklaruar Fernando Santosi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online