“Pas 92 vitesh Kukësi luan me drita“, Gjici përuron stadiumin e ri: Këtu mund të luajnë edhe ekipet kombëtare

Safet Gjici ka folur për mediat nga ambientet e stadiumit të ri, “Kukës Arena“. Presidenti i Nderit i klubit verilindor ka qenë i pranishëm në përurimin e këtij impianti të ri që i vjen qytetit si dhuratë nga qeveria dhe FSHF-ja. Gjici ka falenderuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e FSHF-së, Armand Dukën, për këtë investim, që i plotëson të gjitha standartet për të luajtur edhe ndeshje europiane.

“Falenderoj kryeministrin Edi Rama për këtë dhuratë të çmuar për kuksianët, siç është ky stadium me standarde europiane. Falenderoj edhe Presidentin e federatës, Armand Dukën sepse kemi bërë shumë punë për ta inauguruar këtë impiant. Pas 92 vitesh sot ekipi i Kukësit ka një shtëpi futbolli dhe luan me drita. Jemi falenderues dhe mirënjohës si kuksianë edhe qeverisë edhe zotit Rama edhe federatës për këtë dhuratë, pasi plotëson të gjitha standardet për t’u luajtur jo vetëm ndeshjet e kampionatit shqiptar, por edhe europianet, apo qoftë edhe Kombëtaret me ekipet e moshave. Faleminderit të gjithëve që kanë kontribuar dhe le ta gëzojnë të gjithë kuksianët këtë stadium”, ka thënë Safet Gjici./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *