“Kulmi i aktivitetit sportiv, finalja e “Conference League“ është e paimagjinueshme“, Rama bën ftesë të hapur: Presim projekte nga klubet

Edi Rama ka qenë i pranishëm në përurimin e stadiumit të ri të Kukësit.  Në pushimin mes pjesëve, Kryeministri i Shqipërisë ka dalë përkrahë Armand Dukës dhe Safet Gjicit për të folur për mediat e pranishme. Numri një i qeverisë shqiptare tregon se investimet nuk do të ndalen këtu, si dhe fton drejtuesit dhe pronarët e klubeve të paraqesin projektet e tyre.

“Ajo që po i thoja presidentit të FSHF-së ishte që impiantet e reja, me të gjitha kushtet që ofrojë, ndryshojnë përmbajtjen e ndjekësve. Shikon vajza, familje që janë së bashku, me djem dhe burra, dhe ndien frymëmarrjen më paqësore dhe shumë më sociale të stadiumit. Nga ana tjetër, ky është moment i bukur, sepse mbaruam një punë që pati vështirësitë e veta për shkak të pandemisë dhe nga problematikat që së fundi janë shfaqur në industrinë e ndërtimit për shkak të rritjes së çmimeve”.

Fushat e stërvitjes: “Duhet të shikojmë për më tuje, ajo që ka rëndësi është që puna nuk ndalet vetëm tek stadiumi. Do të bëhet edhe fusha e stërvitjes, janë edhe dy fusha të tjera që po ndërtohen edhe me ndihmën e FSHF-së, që fëmijët të përfshihen në lëvizjen futbollistike”.

Sporti nëpër shkolla: “Ne, si qeveri, në bashkëpunimin me KOKSH-in po nxitim dhe do të shihen shumë shpejt frytet e një lëvizjeje sportive nëpër shkolla me skuadrat e lojërave me dorë. Sporti ka shumë të mira, por ka nevojë të madhe për mbështetje dhe koordinim të gjithë institucione. Duhet ta mbyll me dëshirën dhe ambicien që siç kemi bërë me ndërtimin e këtyre stadiumeve, nuk po e them stadiumin e radhës, presim projektet dhe iniciativat e drejtuesve, sponsorëve apo pronarëve të klubeve, ndryshe nuk është e thjeshtë të ndërtohet një stadium”.

Finalja e “Conference League”: “Ky vit shënon një kulm për aktivitetin sportiv në vendin tonë, sepse për herë të parë në histori do të presim një finale europiane të futbolit në “Air Albania”, diçka e paimagjinueshme deri disa vite më parë. Kombëtarja s’kishte shtëpi ku të luante e tani u bë realitet”.

Vijimi i investimeve. “Duke i uruar më të mirën Safetit si president i skuadrës dhe gjithë komunitetit kuksian, u themi që nuk do të ndalemi këtu. Stadiumi dhe aeroporti sjellin të tjera investime. Nga ana jonë, ka shumë për të bërë jo vetëm në aspektin sportiv. Do të kthehemi në Kukës për të parë hapjen e urës së madhe që do të jetë një investim i madh e që do të lehtësojë lëvizjen e banorëve të Kukësit dhe me anën tjetër të kufirit”, ka deklaruar Edi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online