Partnerja e Antonio Donarumës: U tregove të gjithëve që nuk je parazit!

Derbi i Antonio Donarumës, kështu mund të cilësohet ai i djeshmi mes Milanit e Interit, fituar nga kuqezinjtë në shtesë me gol të Kutrones.

Portieri kuqezi, i transferuar te Milani këtë verë si pjesë e marrëveshjes për rinovimin e vëllait të tij të famshëm Xhanluixhi, dje luajti titullar për shkak të dëmtimit të vëllait dhe u kthye në hero, duke kryer disa pritje të bukura.

U prit me fishkëllima dhe doli me duartrokitje, duke treguar se e meriton të jetë të Milani, ndërsa në rrjetet sociale tifozët bënin humor, por edhe i kërkonin falje për ofendimet.

Edhe partnerja e tij, Stefania De Val, shprehu lumturinë e saj me një postim në Instagram: “Më në fund ua mbyllë gojën të gjithëve. Nuk e ke idenë sa e prisja këtë moment. Të kane thënë gjithçka, edhe pse nuk te kishin parë kurrë të luajë. Ata që duhej të të mbështetin dhe në vend ta bënin këtë, të quajtën vëllain e rekomanduar, person që paguhet kot, parazit! Dhe ti qe me thoshe që të mos shqetësohesha, sepse të intereson vetëm fjalët e atyre që ke pranë. Dite të luaje një ndeshje shumë të rëndësishme, nga ato që vlejnë një sezon, ku tregove sa vlejë. Faleminderit për emocionet që më dhurove, edhe pse në muajin e nëntë nuk janë fort të këshillueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online