Ekipi i Partizanit ka shkuar drejt Ohrit për të vazhduar me përgatitjet sa i përket sezonit të ri në elitën e futbollit shqiptar. Daja ka caktuar këtë vend si idealin për stërvitjen e futbollistëve me kushtet klimaterike që ofrohen.
Gjatë kësaj minifaze përgatitore, Partizani do të ketë mundësinë që të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore për të parë gjendjen e lojtarëve. Të kuqtë do të qëndrojnë për dy javë në Ohër dhe më pas do të jenë gati për nisjen e Superiores. /Sport Ekspres/