Çudia turke me lojtarët e Partizanit! Pas Malës edhe Hakaj pranë largimit, flet presidenti i klubit: E ka të vështirë që të qëndrojë

Dy lojtarët e Partizanit që do të shkonin në Turqi gjatë merkatos së verës kanë hasur probleme të mëdha dhe do të largohen më shpejtë se pritej nga aventura e re. Pas Esat Malës që i është thënë për të gjetur një klub të ri, Hakaj ndjek të njëjtën rrugë. Duket se futbollisti shqiptar nuk i ka bindur drejtuesit e Samsunspor që po shohin largimin e tij për të hapur rrugën sa i përket numrit të lejuar për futbollistët e huaj. Presidenti i klubit, Yuksel Yildrim është shprehur:

“Hakaj e ka të vështirë që të qëndrojë. Varet nga vendimi i trajnerit, kemi reseptk për të. Ai i stërvit lojtarët në çdo ditë dhe askush më mirë se trajneri nuk e di gjendjen. Afati i transferimeve është deri në 8 shtator. Pra nuk mbaron asgjë për ne deri në ditën e fundit. Problemi ynë është me numrin e lojtarëve të huaj dhe po kërkojmë zgjidhjen”, tha presidenti i klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online