Partizani u tregon derën, kush do të mërzitet i pari?

Basrak, Herrera dhe Shahinasi nuk stërviten me grupin, edhe pse nuk janë të dëmtuar. Kryeqytetasit duan t’i largojnë me këtë metodë

Nëse sheh stërvitjet e Partizanit, bie në sy menjëherë se 3 lojtarë nuk stërviten me grupin. Sulmuesi Milan Basrak, mesfushori Erik Herrera dhe Romeo Shahinasi. Të 3 nuk i bashkohen grupit dhe kjo me urdhër të trajnerit Sulejman Starova, ata stërviten veçmas edhe pse nuk janë të dëmtuar. Në fakt, shërbimet e tyre konsiderohen të padobishme për klubin e kuq, kështu që “demat” po mundohen t’i tregojnë edhe derën atyre. Kjo është një taktikë që shërben për të mërzitur futbollistët dhe ta kenë më të thjeshtë për të prishur kontratat me ta.

FUTBOLLISTET – Basrak, Shahinasi dhe Herrera stërviten në vete dhe nuk i bashkohen pjesës tjetër të skuadrës duke e kuptuar edhe vetë se janë të tepërt. Serbi, shqiptari dhe panamezi nuk kanë një program të detajuar dhe në kushte të tilla nuk po stërviten si duhet. Me merkaton e janarit në prag të 3 lojtarët do të largohen, por ka mundësi që kontratat e tyre të mbyllen më herët. Të paktën kjo është edhe ideja e klubit të kuq, që po bën çmos t’i shtrojë edhe “tapetin e kuq” për t’i larguar. Pritet të ketë zhvillime të tjera në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online