Partizani teston një mesfushor afrikan me të shkuar në Itali

Ditën e sotme Partizani ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e së enjtes së ardhshme kundër Botevit dhe sot ekipi ka zhvilluar seancën e radhës në kompleksin sportiv “Pepa” në Elbasan.

Në këtë seancë stërvitore ka qenë i pranishëm edhe mesfushori afrikan Parfe (Parfait Louis Essengue Eloumou).

Parfe 26 vjeç, është një personazh interesant dhe në një moment tjetër do të firmoste menjëherë te Patrizani, por tashmë prova është e detyruar, duke parë karrierën e çuditshme të tij.

Ish-futbollisti i Kamerunit U20 është formuar te Xhenoa, ndërsa ka luajtur edhe te Piaçenca, Krotone, Askoli e Çezena në Serinë B, duke shkëlqyer sidomos te Askoli.

Megjithatë, në sezonin 2013/2014 nisi rënia, sepse u nda mes Leçes e Pizës në Lega Pro, më pas shkoi te Kiaso për dy sezone, duke mos luajtur fare në sezonin 2015/2016.

Këtë sezon ka qenë pjesë e Club Africain në Tunizi, në një kampionat me shumë pak informacion, ndaj Partizani nuk e ka luksin të firmosë me të pa e parë në fushë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *