“Partizani nuk ka fituar asnjë tender”, Olsi Rama: Më sulmojnë se jam vëllai i kryeministrit

Olsi Rama ka kthyer përgjigje për herë të parë për sulmimet e shumta që kanë ardhur në drejtim të tij. Ndryshe nga vëllai i tij, kryeministri Edi Rama, që ka gjithmonë një kundërpërgjigje për akuzat që i bëhen, Olsi ka zgjedhur të hesht.

I ftuar në emisionin “Ilva Now” që transmetohet në “Euronews Albania”, drejtori i Partizanit është shprehur se sulmet ndaj tij vijnë vetëm për shkakun e lidhjes familjare me kryeministrin. Kur pyetet në lidhje me ndonjë favorizim të mundshëm, Olsi shprehet se Partizani nuk ka fituar asnjë tender.

“Mendoj se sulmohem për faktin e lidhjes sime familjare me vëllain. Çdo gjë përdoret për të dëmtuar imazhin e tij. Kam vendosur të mos përligjem pasi nuk dua të bëhem pis në llumin që të tjerët ngrenë.

Nuk bëj asgjë nga ato që më akuzojnë, kështu që për këtë pjesë jam i qetë. Nëse do të më akuzojnë për ndonjë gjë tjetër dhe nëse do të prekem atëherë do të përgjigjem. Deri tani më kanë lënë thjesht indiferent. Akuzat janë të vazhdueshme deri në pikën kur nuk shoh më lajme dhe lexoj vetëm gazetat sportive.

Përfitime? Absolutisht jo sepse Partizani nuk ka pasur asnjë tender dhe një terren sportive që ka pasur që përpara shumë e shumë vitesh, dihet se u ndërtuan pallate dhe atë terren sportive për të zhvilluar akademinë i është dhënë që përpara se të shkoja drejtor”, u shpreh Olsi Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online