Kaosi te Barcelona/ Nuk largohet Mesi, por Bartomeu bën valixhet gati

Kur dukej se gjërat do t’i ktheheshin normalitetit pas vendimit të Lionel Mesit për të qëndruar të paktën dhe 1 vit në Katalonjë, Barcelona i rikthehet përsëri vëmendjes mediatike. Ekipi blaugran ka konfirmuar sot datën e zgjedhjeve për president, aty ku Bartomeu pritet t’i japë fund kryesisë së kësaj skuadre. Data e zgjedhjeve do të jetë 21 marsi, e cila pritet të jetë mjaft e rëndësishme edhe për kapitenin Messi, i cili është kundër teknikave të zgjedhura nga Bartomeu për të menaxhuar skuadrën.

Nën urdhërat e Bartomeut, Barcelona vuajti një dëm të madh ekonomik gjatë periudhës së karantinës, teksa buxheti vjetor u shkurtua me 330 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar. Gjithashtu paaftësia e tij për të krijuar një ekip konkurent në Evropë, ka sjellë 3 humbje turpëruese të njëpasnjëshme në Champions League për katalanasit ( Roma 3-0, Liverpool 4-0 dhe Bayern 8-2). Gjithashtu një nga arsyet kryesore të vendimit të Lionel Messit për tu larguar nga ekipi ku shkruajti historinë është pikërisht armiqëdia me presidentin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online