Kristi Vangjeli ishte në “Air Albania” për të ndjekur përballjen mes Tiranës dhe Partizanit. Në një lidhje live për “Procesi Sportiv”, Vangjeli ka thënë se të kuqtë nuk meritonin që të dilnin as me barazim pasi nuk kanë goditur në portë.
“Partizani nuk gjuajti asnjëherë në portë. Kjo lë për të dëshiruar. Partizani sot ka shumë cilësi, por nuk ka grupin e dikurshëm. Nuk realizoi asnjë gol dhe nuk e meritonte që të dilte me pikë sot”, tha Vangjeli. /Sport Ekspres/