“Partizani nuk do e harroj lehtë humbjen 5-1”! Ngacmimi i Ernest Muçit, kërkon të luajë me Armando Brojën: Njihemi herët bashkë

Ernest Muçi ishte i ftuar në emisionin “Sport News” ku foli rreth Legias së Varshavës dhe Kombëtares. Talenti i dalë nga Tirana po kalon një moment të mirë në Poloni, atje ku po fiton vendin e titullarit. Muçi kishte edhe një ngacmim për tifozët e Partizanit pas derbit të zhvilluar në Air Albania, duke kujtuar atë fitore të marrë në shifrat 5-1 në kohën e Egbo.

“Shpresoj që Tirana të bëjë shumë mirë në këtë sezon. Golat ndaj Partizanit? Gjithmonë në javën e derbit, tifozët kërkojnë që t’i bëjnë kundërshtarët pak me nerva. Ajo fitore 5-1 nuk besoj se do të harrohet lehtë, sidomos nga kampi i Partizanit, por edhe nga ana jonë. Nuk do të harrohet lehtë. Ata të Partizanit e kujtojnë më shumë (qesh). Tirana e ka filluar sezonin shumë mirë tani dhe njihen mirë me njëri-tjetrin. Kanë të gjitha shanset që të fitojnë kampionatin. Legia? Ishte klubi më i mirë që mund të zgjidhja. Po bëj shumë mirë, jemi në Europa League dhe është klub i madh.

Kemi një moment jo të mirë tani, por do ta kthejmë në fazën e dytë të sezonit. E kam pasur problem ambientimin vetëm në muajt e parë, pasi isha larg familjes time. Por tani po ambientohem edhe me futbollin fizik që është këtu. Celhaka dhe Kastrati janë rikthyer tani. Ishte një gjë e vogël që u bë e madhe pasi u dërguan në tribunë. Kombëtarja? Kam ardhur vetëm pak ditë me ekipin e parë, nuk kam folur shumë me Rejën. Por e kuptoj se çfarë kërkon nga sulmuesit dhe shpresoj se në të ardhmen do të jap kontributin tim me Shqipërinë A. Armando Broja? E njoh që në moshën 17-vjeçare, kemi kaluar shumë grumbullime bashkë, ia njoh lojën dhe shpresoj se do të luajmë së bashku në ekipin e parë”, tha Muçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online