Partizani një muaj “gjumë, pastaj në Itali ose Slloveni

0

Moxhi vendos që ekipi të zhvillojë përgatitjet e parasezonit në shtetin fqinj. Opsion mbetet edhe Sllovenia, por më shumë preferohet Italia

Një muaj pushim iu akordua Partizanit nga Drejtori i Përgjithshëm Luçiano Moxhi. Lëvizje e çuditshme për të lënë kaq gjatë pushim ekipin e kuq, por në të vërtetë aq ditë i mjaftojnë italianit për të ndërtuar ekipin e ri. Luçiano Moxhi ka marrë çelësat e klubit dhe tashmë çdo sukses apo dështim i faturohet atij. Numri një i klubit, Gaz Demi, i ka besuar gjithçka 80-vjeçarit dhe tashmë e gjithë vëmendja e tij është e përqendruar në atë çfarë do të bëjë italiani, që i ka premtuar jo pak. Partizani i Moxhit do të bëjë autokritikë që me fazën përgatitore, pasi përgatitjet e zhvilluara në Ohër, treguan mungesë vizioni dhe ishin edhe një arsye se pse dështoi ekipi i të kuqve në Europë. Ndryshe do të ndodhë me Partizanin e Moxhit, pasi të kuqtë do të stërviten në kushte fantastike dhe do të kenë gjithçka të programuar më mirë. Pistat që janë përfolur janë Italia dhe Sllovenia, por me shumë mundësi do të shkojnë në Itali.

ITALIA – Faza përgatitore e parafillimit të sezonit do të zhvillohet me shumë mundësi në Itali. Drejtori i Përgjithshëm Luçiano Moxhi ka menduar shtetin e tij si pistën më të mirë, pasi atje do të mund të punojë edhe më rehat. Skuadra e Partizanit nuk e ka për herë të parë zhvillimin e fazës përgatitore në Itali, pasi atje e zhvilloi edhe vitin e kaluar nën drejtimin e Sormanit. Gjithsesi, qyteti ende nuk është përcaktuar.
Një tjetër pistë më e zbehtë që është përfolur ka qenë ajo e Sllovenisë, por ka më pak shanse që të kuqtë të përfundojnë atje.

GRUMBULLIMI I EKIPIT – Partizani i sezonit të ri do të nisë punë në gusht. Data e përzgjedhur nga skuadra e “demave” është 5 gushti. Aty do të prezantohet edhe skuadra me stafin e ri teknik dhe me afrimet më të reja. Koha ka filluar të numërohet mbrapsht për kampin e kuq, me Moxhin që duhet të veprojë, shpejt madje.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.