Partizani ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin boshnjak Renato Gojkoviç. Futbollisti 23-vjeçar është largimi i parë i të kuqve në prag të merkatos së janarit. Ndërkaq, pritet që në muajin janar të largohen dhe lojtarë të tjerë, që nuk bëjnë pjesë në planet e skuadrës.
Gojkoviç iu bashkua Partizanit gjatë merkatos së janarit të këtij viti. Nën drejtimin e Starovës dhe Dalipit, mbrojtësi i ardhur nga kampionati kroat ishte një titullar i padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes përkrah Belicës, por me ardhjen e Gegës, boshnjaku humbi vendin në formacion. Gjatë këtij sezoni të Superiores, 23-vjeçari u aktivizua në vetëm katër takime, gjysma e të cilave si zëvendësues.