Partizani nis “misionin e pamundur”, të kuqtë lënë kryeqytetin… jo vetëm!

Skuadra e Partizanit nisi sot misionin e Europa Leagues. Ekipi i drejtuar nga tekniku Skënder Gega nuk ka shumë shpresa për ndeshjen e kthimit, pasi humbi takimin e parë në Tiranë me rezultatin 0-1. “Demat e kuq” zhvilluan një sfidë të mirë, por vetëm aq, Maribori është një kockë shumë e fortë për ta.

“Demat” kanë lënë sot Tiranën dhe janë nisur për në Slloveni aty ku do të luajnë kundër Mariborit. Eliminimi është thuajse i sigurt, ndërsa të kuqtë duan të tentojnë mrekullinë. Në listën e grumbulluar të futbollistëve nuk do të ketë surpriza, e as në formacionin që do ta nisë nga minuta e parë.

Partizani do të ketë dhe një armë tjetër shtesë në këtë përballje, tifozerinë e kuqe. “Guerrilsat” nuk do të mungojnë në Slloveni. Ata kanë planifikuar gjithçka dhe do të jenë në stadium për të mbështetur ekipin e tyre. Tifozët nuk do të braktisin Partizanin as në këtë sfidë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online