Partizani u eliminua nga Europa League pas humbjes së përgjithshme 3-0 kundër Mariborit (0-1, 2-0). Skuadra e kuqe nuk arriti të bënte më shumë se kaq, pasi diferencat mes ekipeve ishin të qarta në fushë. Të kuqtë u munduan që të shënonin qoftë dhe 1 gol, por fati nuk ishte me ta në Slloveni.
Trajneri Skënder Gega e ka thënë që në momentin e prezantimit se do të synonte që të forconte ekipin për kampionat dhe të bënte një paraqitje dinjitoze në kupat e Europës. Nuk e dimë nëse mund të quhet dinjitoze humbja 3-0, por tani jemi të sigurt se “demat” do të kalojnë te plani B.
Ekipi i kuq kërkon që të bëjë mirë në kampionat dhe tani janë totalisht në merkato. Drejtori Olsi Rama po merret me afirmet e reja dhe ka marrë parasysh dhe dëshirat e trajnerit Gega. Numri një i stolit është shprehur se skuadra ka nevojë për përforcime në çdo repart, por ka disa pika kyçe që i do patjetër. Gega kërkon një mbrojtës të majtë për të rritur konkurrencën me Kalarin, ndërsa numri një i stolit do dhe një sulmues goli që të shënojë në portat kundërshtare.