Partizani / Malota e nis në formacion, Herrerës i jepet besim

Trajneri Juliano ndryshon sërish. Atanda në stol, luan lezhjani. Herrera në formacion. Progni sërish në krahun e djathtë të mbrojtjes. Skema 4-3-3…

Trajneri Mark Juliano nuk e tregon formacionin titullar deri në momentin e fundit. Italiani nuk ia tregon atë as futbollistëve të tij. Numri një i stolit edhe në seancën e djeshme stërvitore nuk dha shumë indikacione për lojtarët që do të hedhë nga minuta e parë. Numri një i stolit e ndryshoi disa herë dhe me disa lojtarë brenda seancës stërvitore dhe në ushtrimet e ndryshme. Megjithatë, me atë çfarë u la të kuptohet, tekniku do të ndryshojë titullarët dhe skemën e lojës. Në mbrojtje dhe në mesfushë do të ketë lëvizje.

MBROJTJA – Tekniku Juliano do të ndryshojë titullarët në qendër të mbrojtjes. Pasiguritë e shfaqura nga Atanda e kanë lënë të pakënaqur teknikun italian, i cili edhe me ardhjen e Malotës në formë do t’i besojë këtij të fundit. Lezhjanin do të ketë shansin e tij të artë për të mbetur si titullar. Ai është rikthyer nga dëmtimi dhe ka filluar të kapë ritmin e të tjerëve në mënyrë graduale. Më në fund, tekniku Juliano duket se do t’i besojë atij.

Kalari është preferuar në stërvitjen e djeshme si titullar. Ai u rreshtua nga stafi teknik në krahun e majtë. 33-vjeçari duket se ka fituar sërish balotazhin me Kotobellin, paraqitja e mirë me Teutën e ka mbajtur në formacion. Problem për të është vetëm goditja që mori në sfidën kundër Teutës në kokë, por futbollisti ka dy ditë që po stërvitet me grupin duke përballuar ngarkesën e plotë.

MESFUSHA – Trajneri Juliano është i detyruar të ndryshojë edhe në mesfushë. Tekniku nuk ka në dispozicion La Kameranë e skualifikuar për numër kartonësh dhe do t’i duhet të ndryshojë edhe rreshtim. Shansi i artë është për Herreran. Panamezi do të luajë nga minuta e parë në pritje për të bërë mirë dhe shpërthyer. Në kampin e kuq presin më shumë nga ai.

Skualifikimi i La Kamerasë “detyron” trajnerin Juliano të kalojnë në një formacion 4-3-3. Partizani do të shfaqet sulmues në fushë, pasi objektivi i vetëm është fitorja.

FORMACIONI – Në portë do të jetë Hoxha. Në mbrojtje do të luajë në krahun e djathtë Progni. Ai është “huazuar” nga tekniku Juliano deri në momentin që të rikuperohet Fejzullahi. Në qendër Malota dhe Krasniqi, ndërsa majtas Kalari. Mesfusha do të përbëhet nga Batha nga e djathta, Adorjan në qendër dhe Trashi në të majtë. Vila më i avancuar në të djathtë, Herrera në të majtë dhe Sukaj i vetëm në sulm.

 

Formacioni i mundshëm i Partizanit

Hoxha

Progni Krasniqi Malota Kalari

Batha Adorjan Trashi

Vila Sukaj Herrera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online