Serioziteti zero, Lushnja pa portier rezervë në Korçë

0

Ndodh shpesh në Kategorinë e Parë e poshtë: shumë skuadra shkojnë pa portier rezervë në disa ndeshje jashtë fushe, kur u mungon njëri portier për dëmtim a pezullim. E pranueshme për realitetin e hidhur shqiptar, aq mundësi kemi.

Po në Superiore? Aty shpenzohen miliona, kemi klube që shpenzojnë pa fund e mburren se do bëjnë namin, do shkëlqejnë në Shqipëri e Europë. Për kontrast, ka edhe klube që me sa duket jetojnë ende në epokën e gurit dhe luajnë si në Kategorinë e Parë.

Me gjithë respektin për Lushnjen dhe lëvdatat për paraqitjen e mirë ndaj Partizanit, është e turpshme të shohësh Lushnjen pa portier rezervë në Korçë.

Në mungesë të Mikel Spahos, i pezulluar, Lushnja kishte Bejten në portë dhe asnjë portier në stol. Skandaloze, imagjinoni sikur të dëmtohej a të merrte të kuq Bejte që në fillim! Serioziteti zero!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.