Luftëtari / Kurbelo “qan” kalendarin, por sot s’e mendon humbjen

Trajneri i Luftëtarit, Luis Kurbelo, thekson se skuadra e tij e ka të vështirë në kryeqytet, por nuk do të zbresë në fushën e mundur

Gëzim Beqiri

I mbetur vetëm në drejtim të Luftëtarit, trajneri Luis Kurbelo ka drejtuar stërvitjen paraditen e djeshme, duke plotësuar ndonjë mangësi në përgatitjen e skuadrës për takimin e sotëm ndaj Partizanit. Një mision i vështirë për gjirokastritët, por jo i pamundur. Partizani vjen në këtë takim pas fitores në Durrës me Teutën, ndërsa Luftëtari pas humbjes në Gjirokastër me Kamzën. Një faktor psikologjik në favor të Partizanit, por trajneri Kurbelo beson për marrjen e pikëve. Në konferencën e djeshme për shtyp ai u shpreh: ”Me Partizanin është patjetër e vështirë. Partizani është skuadër e mirë, me histori në futbollin shqiptar dhe me përbërje të mirë futbollistësh, por më të vështirë na e bën ndeshjen fakti që luajmë në transfertë. Megjithatë, nuk shkojmë për të humbur. Me Kamzën në letër e kishim ne fitoren, por nuk ndodhi kështu. Kalendari deri tani nuk ka qenë  i favorshëm për ne. Kemi para 3 sfidat me 3 pretendentë, Partizanin, Kukësin dhe Skënderbeun. Kemi zhvilluar më shumë ndeshje jashtë fushe, ku kjo me Partizanin është e katërta. Jemi 3 pikë më shumë nga vendi i fundit dhe po 3 pikë nga vendi i tretë në klasifikim. Janë edhe 31 ndeshje për t’u luajtur dhe secila prej tyre ka rëndësi të barabartë dhe vlerë të njëjtë. Ekipet nuk bëjnë shumë diferencë mes tyre dhe kjo na motivon të kërkojmë pikë ndaj çdo kundërshtari, kudo që luajmë. Skuadrën e kemi gati dhe me Partizanin do të futemi në lojë për pikë. Kam besim se do të luajmë mirë, të mobilizuar në maksimum. Nuk duhet parë ndeshja negativisht, sepse ndryshe rrëzohesh. E kemi marrë detyrën të fitojmë 5 pikë në këto 3 ndeshje, por edhe ekipet e tjera janë të forta dhe pikët do t’i kërkojmë çdo javë. Luftëtari i ka kapacitetet të marrë pikë ndaj çdo skuadre, përfshirë këtu edhe Partizanin”.

 

Formacioni i mundshëm i Luftëtarit, 4-2-3-1

Ruçi

 

Roledo  Beqiri  Rapa   Rapo

 

Aleksi   Ramadani

 

Bregu      Rroca     Lamçe

 

Abazaj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online