Partizani kërkon të kthehet frikshëm, tenton të marrë Ilir Dajën

0

Ilir Daja është trajneri shqiptar më i kërkuar i momentit. Jo më kot, pasi karriera e tij flet më shumë se gjithçka teksa arrin suksese kudo që shkon. Madje edhe në këtë sezon me Skënderbeun, teksa korçarët janë në vendet e sipërme të tabelës shumë më ndryshe nga parashikimet e nisjes së sezonit.

Ndërkohë “Panorama Sport” raporton se Ilir Daja kërkohet edhe nga Partizani. Të kuqtë duan të kthehen frikshëm në sezonin e ardhshëm dhe këtë ua mundëson vetëm një emër pasi Sormani nuk po bind. Gjithsesi për të arritur marrëveshjen me Dajën është e vështirë pasi mbetet trajneri më i kërkuar i momentit, ku është duke u diskutuar edhe pista e Shkëndijës së Tetovës. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.