Partizani gjen zëvendësuesin e Dalipit, emërohet zëvendëstrajneri i ri

Skuadra e Partizanit ka hyrë në një periudhë tranzicioni. Afrimi i trajnerit Skënder Gega nuk ishte risia e vetme në stafin teknik, pasi “demat” kanë afruar dhe zëvendëstrajnerin e ri. Ai do të zëvendësojë ish-trajnerin Klevis Dalipi. Ky i fundit provoi aventurën si trajner i parë dhe më pas u largua përfundimisht nga kryeqytetasit.

Emri i ri që ka marrë rolin e Dalipit është Dritan Mehmeti. Ky i fundit ka pranuar pozicionin e ri dhe do të jetë ndihmësi i Gegës në këtë aventurë të re në krye të Partizanit. 38-vjeçari ka gjetur akordin me kryeqytetasit dhe ka dalë në stërvitje me të kuqtë.

Mehmeti gjatë kohës që drejtonte Korabin

Mehmeti ka eksperienca të tjera në Shqipëri, pasi ka drejtuar Dinamon dhe Korabin. Tekniku zotëron licensën UEFA Pro. Ai do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Skënder Gega. Drejtuesit shpresojnë se të dy do të kenë një bashkëpunim të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online