Llogaria e titullit kampion është hapur sërish në Superiore. Pas fitores së Teutës kundër Tiranës, gjithçka do të vendoset në derbin e kryeqytetit. Xhevdet Zekaj ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”. Ai u shpreh se Partizani është më mirë se Tirana në këtë fazë të kampionatit.
“Teuta bëri ndeshjen e saj kundër Tiranës sepse rrezikonte për vete. Tirana ishte mendjemadhe në fushë, në momentin që shënoi golin, e menduan ndeshjen e mbaruar. Kjo nuk është Tirana e Seferit dhe Hoxhallarit. Është një Tiranë tjetër, për mua Partizani është më mirë tani se Tirana, duket nga qarkullimi i topit, ka zhvilluar kampionat më të mirë. Ky moment është i frikshëm për titullin. Tirana? Si i ka fituar ndeshjet, në minutat e 93, 95, 97”, tha Zekaj. /Sport Ekspres/