Partizani ka nisur zyrtarisht merkaton, teksa ka finalizuar afrimin e parë për këtë afat kalimtar. Një afrim big për të kuqtë, të cilët marrin në gjirin e tyre Uilliam Kordeiron, ish-lojtarin e Kukësit.
Braziliani spikati sezonin e shkuar me verilindorët, ku dha paraqitje mjaft të mira. Kordeiro do të jetë një vlerë e shtuar për Partizanin, me 25-vjeçarin që luan në gjithë linjën e djathtë, pasi mund të aktivizohet edhe si mbrojtës apo mesfushor ose sulmues i djathtë.