Partizani do të përfitojë 500 mijë euro! Andi Hadroj luan ndeshjen e fundit nesër me Partizanin, transferohet në Turqi dhe mësohet sesa do të paguhet

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Andi Hadroj ishte një prej gjetjeve më të mira të Partizanit. Mbrojtësi i të kuqve arriti të kap edhe Kombëtaren pas paraqitjeve fantastike në kampionat. Tani është momenti që lojtari të provojë një aventurë jashtë Shqipërisë.

“Supersport” raporton se Hadroj do të transferohet te Gaziantep në Turqi, atje ku do të nënshkruaj kontratën 3-vjeçare me pagën mujore prej 30 mijë eurosh. Nga krahu tjetër, Partizani do të përfitojë 500 mijë euro për këtë shitje. Kështu ndeshja e nesërme kundër Atletic Escaldes pritet të jetë e fundit për Hadrojn me fanellën e Partizanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *