Partizani, Championsi dhe ambiciet: Prezantohet Franko Lerda!

Partizani prezantoi ditën e sotme trajnerin e ri, i cili do të jetë Franko Lerda. Italiani foli edhe për mediat, ku u shpreh se ndihet krenar që vjen në një ekip që mban petkun e kampionit. Gjithashtu, trajneri shtoi se objektivi parësor është paraqitja dinjitoze në Kupat e Europës.

Për mua është një kënaqësi e madhe të jem këtu. Edhe pse është hera e parë ndihem krenar që do të përfaqësoj këtë ekip dhe do të jem pjesë e këtij klubi. Specifikisht nuk është se e njihja me detaje Partizanin, por gjithsesi kam njohuri.

Objektivi parësor është që të përgatisim skuadrën të jetë sa më e gatshme për eliminatoret e Champions League. Përtej objektivit të parë, ato që kam diskutuar me Ramën dhe me Demin është që ekipi të jetë gjithmonë në rritje dhe në nivele europiane siç edhe ne synojmë.

Fakti që vij në një ekip që mban petkun e kampionit më bën të ndihem krenar. Secili ka mënyrën e tij të punës, por ajo që unë mund t’iu siguroj është që Partizani do të vijojë të jetë në vendet e para dhe të fitojë tituj. Doja të përgëzoja trajnerin e mëparshëm, pasi e ktheu te titullin kampion ekipin pas shumë vitesh.

Me punë, çdo gjë do të bazohet në punë. Nuk mund të flas për ato që kanë qenë përpara meje këtu. Në jetë nuk ka gjëra të lehta, por projekti që më prezantoi presidenti dhe drejtori është shumë ambicioz. Të dy ata janë ambicioz, ashtu si unë. Duhet të bëjmë më të mirën dhe ato probleme që kanë qenë më para të eliminohet.

Nuk mund ta them këtë, pasi çdo gjë do ta thotë puna. Kam trajnuar shumë lojtarë në Itali, gjithashtu edhe shqiptarë, siç janë Memushaj edhe Çani. Për merkaton nuk kam asnjë emër momentalisht. Është diçka që po e shohin drejtuesit. Megjithatë çdo lojtar që afrohet do të diskutohet fillimisht mes nesh.

Nuk mendoj se Kupat e Europës do të ndikojnë në atë që do të japim në kampionat. Nuk kam frikë nga asgjë. Siç e thashë dhe më parë do ta përgatisim ekipin për Europën fillimisht dhe të japim një paraqitje sa më dinjitoze. Jam shumë entuziast dhe optimist që mund të bëj gjëra shumë të mira me skuadrën.

Nuk është diçka që mund të diskutohet tani, pasi në bazë të lojtarëve do të vendosim për modulin dhe skemën që do të luajmë. Nuk është se kam ndonjë kundërshtar të preferuar. Të gjithë janë mjaft të vështirë në Champions League.

Hapi i parë është që të kemi një komunikim të mirë të përgjithshëm, për sa i përket stafit, drejtuesve, lojtarëve, tifozëve dhe të gjithë. Kjo është primare për mua. Më pas, në futboll të duhet ndonjëherë edhe fati. Së bashku me stafin tim do të bëjmë të pamundurën dhe maksimumin që të jemi në lartësinë e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *