Partizani apo Egnatia? Ndeshja e vetme që tregon shumë për titullin kampion, Final 4 vjen përpara kohe

Me ndryshimin e formulës së Superiores, është shumë më e vështirë për të hedhur një ide rreth skuadrës që do të mbajë vendin e parë në kampionat. Për momentin është Egnatia në vendin e parë dhe është padyshim skuadra e momentit.

Por në fund, 4 ekipet e vendeve të para do të shkojnë në një përballje me njëra-tjetrën për të vendosur se kush do të marrë kryesimin. Partizani-Egnatia, ndeshja e sotme e Superkupës, do të tregojë shumë edhe për “Final 4”.

Ndryshe nga një ndeshje kampionati e zakonshme, ku me këtë formulë motivimi nuk është në 100% për lojtarët që të japin gjithçka nga vetja, një përballje direkte mes dy vendeve të para të Superiores për finalen e Superkupës, do të tregojë të vërtetën e madhe se kush qëndron më lart në këtë fazë të kampionatit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online