Partizani, 500 mijë euro jashtë fushës

Katër vite investim, miliona euro dhe shpenzime ekstra që do bënin këdo që të dorëzoheshin. Por jo Partizanin, klubi i kuq është i bindur se duke shpenzuar kaq shumë një ditë suksesi do vijë. Mund të kishte zgjedhur një rrugë të mesme deri në ndërtimin e kompleksit, por jo, ata nuk janë kursyer. Nëse i hedh një sy shpenzimeve ekstra të klubit të kuq, kupton qartë që e gjitha kjo është një sakrificë. Partizani paguan 6 milionë lekë të vjetra për çdo ndeshje që luan në “Selman Stërmasi”, afërsisht kaq në muaj për fushat e stërvitjes, pothuajse kaq për hotelin ku është grumbulluar skuadra, ndërkohë që udhëtimet e klubit dhe tifozëve kapin shifra marramendëse.

Një zë i rëndësishëm më vete janë shpenzimet për stafin. Juliano është trajneri më i paguar i Superiores me të paktën 8 mijë euro në muaj, ndërkohë që Moxhi mendohet se fiton dyfishin e kësaj shume. Hotel, shtëpi me qera, restorante dhe shumë shpenzime administrativë për një administratë e cila ka më shumë punonjës se askush tjetër në klubet shqiptare.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se përveç rrogave të lojtarëve, që gjithashtu janë në nivele shumë të larta, shpenzimet e tjera për stafin, akomodimin, stadiumin, fushat stërvitore dhe tifozët shkojnë në total rreth 500 mijë euro në vit, një shifër e cila do mjaftonte për çdo skuadër tjetër të Superiores në total për të luajtur madje dhe për Europë.

Presidenca po bën gjithçka, tani trajneri dhe lojtarët duhet të përgjigjen me rezultate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online